Ditën e sotme vendi ynë, në orët e paradites do të vijojë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në veri dhe zona të izoluara në qendër, duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu, por pasmesditës priten largim gradual i vranësirave në të pjesën më të madhe të territorit, duke lënë me vranësira vetëm zonën malore Lindore.
Pjesa e dytë e ditës,do të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare në të gjithë Shqipërinë.
Të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike, do të na shoqërojnë në mbrëmje edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në në dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 9°C vlera minimale deri në 26°C vlera maksimale që pritet përgjatë zonës së ulët.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim MBI 3 ballë.