Ballina Lajme Parashikimi i motit 1 Qershor 2024, kthjellime dhe vranësira

Parashikimi i motit 1 Qershor 2024, kthjellime dhe vranësira

8

Ditën e sotme, vendi ynë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht  të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira, të cilat në orët e mesditës përgjatë relieveve malore në verilindje-juglindje, do të pasohen nga reshje lokale shiu.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10m/sek.