Një ngjarje e rëndë kriminale është shmangur në Elbasan, pasi dy automjete ishin vënë në ndjekje të njëra-tjetrës, me pesë persona të cilët ishin përfshirë më herët në një konflikt i cili mund të përshkallëzonte.
Policia bën me dije se këta 5 shtetas, për shkak të një konflikti të mëparshëm midis tyre, në Pogradec, kanë ndjekur njëri-tjetrin me 2 automjetet që drejtonin dhe në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”, i kanë përplasur qëllimisht këto automjete, me njëra-tjetrën, duke shkaktuar për pasojë, vetëm dëme materiale. Pas ngjarjes, 3 shtetasit e shpallur në kërkim kanë mundur të largohen, pasi janë marrë me automjet nga një shtetas ende i paidentifikuar.
Njoftim nga Policia Elbasan
Ndërhyrja në kohë e Policisë së Elbasanit, parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti midis 5 shtetasve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, sapo kanë marrë njoftim se në hyrje të Elbasanit, disa shtetas ndiqnin njëri-tjetrin, me 2 automjetet që drejtonin, për shkak të një koflikti të mëparshëm midis tyre, kanë ndërhyrë me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti dhe për nxjerrjen para përgjegjësisë penale të shtetasve të përfshirë në të.
Për këtë rast specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit E. C., 39 vjeç dhe G. D., 23 vjeç, të dy banues në Pogradec, si dhe shpallën në kërkim shtetasit M. Xh., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe S. S., 28 vjeç dhe B. S., 31 vjeç, të dy banues në Pogradec, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”, të kryera në bashkëpunim.
Nga veprimet hetimore rezultoi se këta 5 shtetas, për shkak të një konflikti të mëparshëm midis tyre, në Pogradec, kanë ndjekur njëri-tjetrin me 2 automjetet që drejtonin dhe në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”, i kanë përplasur qëllimisht këto automjete, me njëra-tjetrën, duke shkaktuar për pasojë, vetëm dëme materiale. Pas ngjarjes, 3 shtetasit e shpallur në kërkim kanë mundur të largohen, pasi janë marrë me automjet nga një shtetas ende i paidentifikuar.
Vijon puna me qëllim identifikimin, kapjen dhe nxjerren përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë konflikt