Ballina Lajme “Paralizohet” transporti hekurudhor në Gjermani, punonjësit dy ditë grevë

“Paralizohet” transporti hekurudhor në Gjermani, punonjësit dy ditë grevë

1

Qytetarët e Gjermanisë do të përballen të enjten dhe të premten me greva të reja masive në sektorin e transportit, duke prekur disa aeroporte dhe të gjithë trafikun hekurudhor, u njoftua të mërkurën, shkruan The Guardian.

“Ne nuk duam të ndëshkojmë pasagjerët, por të rrisim presionin mbi administratën hekurudhore”, ka thënë presidenti i sindikatës së punonjësve të sektorit hekurudhor (EVG), Frank Werneke

 

Si shkak për grevën e gjithë sektorit hekurudhor, e cila do të zhvillohet të premten nga ora 03:00 deri në orën 11:00, ai ka përmendur vështirësitë në negociatat për kontratën e re tarifore.

 

EVG-ja është duke negociuar që punonjësit e saj të kenë rritje page me të paktën 650 euro dhe refuzon propozimin e punëdhënësit që EVG-ja të respektojë edhe marrëveshjen e arritur së fundmi ndërmjet punonjësve në shërbimet publike dhe punëdhënësve shtetërorë.