Ballina Lajme Paralajmëron KQZ: Nuk do të tolerohet asnjë veprim që synon bllokimin e...

Paralajmëron KQZ: Nuk do të tolerohet asnjë veprim që synon bllokimin e procesit të identifikimit elektronik

1

Nënkryetarja e KQZ, Lealba Pelinku, në një konferencë shtypi për mediat, deklaroi se KQZ nuk do të tolerojë asnjë veprim qoftë edhe në një qendër të vetme votimi, që të pengohet apo të bllokohet identifikimi elektronik.

Sipas saj, edhe ata operatorë, të cilët nën vullnetin e tyre të lirë kanë nënshkruar kontratën me KQZ, për çdo pengesë do të sjellin do të jenë subjekt i ligjit.

“Afati i operatorëve për tu tërhequr ka skaduar. Ata tani janë subjekt i ligji. Të gjitha rastet e pengesave janë të verifikueshme lehtësisht. Komisioni, në rast pengesash, do të  presë 3 orë. Në rast mosparaqitje, gjithshka është në përgjegjësi ligjore të operatorëve.”- deklaroi Pelinku.

Materialet zgjedhore

Ka nisur edhe shpërndarja e materialeve zgjedhore  në KZAZ-të e bashkive Elbasan, Kamëz dhe Vorë, ku do të zhvillohet procesi i votimit dhe i numërimit elektronik, për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informoi se Komisionet e Zonave së Administrimit Zgjedhor (KZAZ) në bashkitë Elbasan, Kamëz dhe Vorë do të duhet të dorëzojnë në çdo KQV, pajisjen e identifikimit elektronik të zgjedhësve (PEI), kameran që do të vendoset në qendrën e votimit, kutinë e materialeve zgjedhore dhe dokumentacionin e punës së KQV-së.

KZAZ-të nuk do t’u dorëzojnë KQV-ve, fletët e votimit dhe kutitë e votimit për kandidatët për kryetar bashkie dhe për këshillin e bashkisë.

“Dërgimi i fletëve të votimit dhe kutive të votimit për kandidatët për kryetar bashkie dhe për këshillin e bashkisë do të bëhet vetëm me urdhërim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve”- thuhet në njoftim.

Për këtë qëllim ngarkohen administrata e KQZ-së, KZAZ-të dhe KQV-të e bashkive Elbasan, Kamëz dhe Vorë, për zbatimin e këtij urdhri, i cili hyn në fuqi menjëherë.

/rtsh.al/