Ballina Lajme Paralajmërimi i ish-gjeneralit: Duhet të armatosemi dhe ne, Serbia po përgatit diçka

Paralajmërimi i ish-gjeneralit: Duhet të armatosemi dhe ne, Serbia po përgatit diçka

14

Ish-ministri i Brendshëm, dhe ish-gjenerali Sandër Lleshaj tha në emisionin Review në Euronews Albania se Kosova duhet të vijojë rrugëtimin e vet si shtet i pavarur i njohur nga mbi 100 shtete, pa u shqetësuar për njohjen nga Serbia.

Kjo, sipas tij duhet të bëhet përmes kontrollit të plotë të territorit dhe vendosjes së një statusi qartë, të njohur botërisht për pakicat serbe.

Lleshaj u shpreh se Kosova duhet të krijojë kapacitetet e saj për mbrojtjen e kufijve, ashtu siç duhet të bëjë edhe Shqipëria, që siç tha duhet të jetë gjithmonë e përgatitur për një opsion tjetër përveç paqes në Ballkan.