Kina do të përqendrojë përgatitjet e saj për luftë pasi siguria e vendit është “gjithnjë e më e paqëndrueshme dhe e cenuar”, sipas presidentit Xi Jingping.
Pekini tani do të forcojë tërësisht trajnimin e tij ushtarak dhe përgatitjen për çdo luftë, tha Xi sot. Paralajmërimi i tij vjen pasi Xi muajin e kaluar bëri thirrje për zhvillim më të shpejtë ushtarak, ‘mbështetje te vetja dhe forcë’ në teknologji dhe mbrojtje të interesave të Kinës jashtë vendit, duke rritur gjasat për konflikt të mëtejshëm.
Njoftimi i Xi se Kina do të fokusohet në përgatitjen për një luftë do të ngrejë frikën se kombi mund të pushtojë ishullin vetëqeverisës të Tajvanit, të cilin Pekini e pretendon si të tijin.
Kina, e cila ka ekonominë dhe ushtrinë e dytë më të madhe në botë, ka kërcënuar vazhdimisht se do të aneksojë Tajvanin me forcë nëse është e nevojshme.