Kundërshtarët kanë shtrënguar duart në Fier pas përfundimit të numërimit të votave. Pas fitores, kandidati socialist, Armando Subashi është takuar me rivalin e tij të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Evdar Kodheli.
Subashi arriti që të merrte 34642 vota, Kodheli 9847 vota, ndërkohë kandidatja e Enkelejd Alibeajt, Eriselda Çelaj siguroi 5449 vota. dëgjohet teksa Subashi pyet dhe për faktin se ku është kandidatja Çelaj. Madje Kodheli uroi më të mirat për qytetin e tij duke i bërë me dije Subashit se do e mbajë përgjegjës për çdo gjë që do të ndodhë, ndërsa socialisti kërkonte me sy kandidatën e Enkelejd Alibeajt.