Një burrë ka shkaktuar panik nëpër rrugët e Stambollit, pasi goditi me thikë 11 persona.
Sipas dëshmive, personi i paidentifikuar është afruar tek kalimtarët dhe pa u thënë asgjë, ka nxjerrë thikën dhe i ka plagosur në pjesë të ndryshme të trupit.
Dëshmitarët thanë se sulmuesi filloi të godiste me thikë në rrugët e lagjes Esenyurt në orën 10 të mëngjesit dhe vazhdoi për disa orë.
Forcat e policisë vijojnë kërkimin e tij, ndërsa të plagosurit janë dërguar për mjekim në spitalet e Stambollit.