TIRANE
Në ditën e tij të dytë panairi i 26 i librit në Tiranë ka pritur dhjetëra lexues. Dita nisi me promovimin e librit të Virgjil Muçit për fëmijë, ‘Princeshëza e hënës’. Më pas, një diskutim me studentë e pedagogë u mbajt mbi si merret informacioni për të zgjedhur titujt e librave, nga rrjetet sociale, media apo sugjerimet. Në një festë me moton libri na bashkon të gjithë, të pranishëm janë edhe botuesit nga Kosova megjithë pengesat që përbëjnë problematika të librit në panair dhe në listat që shkojnë në shkolla.
“Kosova e Shqipëria kanë dështuar ta ulin kufirin për qarkullimin e librit shqip dhe këtu pjesën kryesore të fajit e ka shteti shqiptar me taksat dhe problemet që krijon. Në listën e përzgjedhur nga Ministria e Arsimit për bibliotekat e shkollave, shoh që ka vetëm 2 tituj nga Kosova dhe më fal por kjo nuk mund të jetë neglizhencë, as ikje dhe nuk mund të jetë gabim por flasim për një qasje tërësisht përjashtuese”, tha Edon Zeneli, kreu i shoqatës së Botuese të Kosovës.
Nga Hullbek, te Amoz OZ apo Filip Roth, titujt e mire nuk mungojnë as nga gjuhët e huaja as nga letërsia shqipe si Flutura Açka. Gjithaq tradhtia ndaj letërsisë për të shkuar te politika, sikundër vice versa është dukuri e njohur. Ka edhe takime të bindjeve të ndryshme politike në panair në një vizitë pa protokoll.
Kam kënaqësinë, nuk mungoj asnjëherë. Vitin e kaluar kam qenë më vajzat e vogla, sivjet jam me dy shkrimtarë shumë të njohur, si Flutura Açka e Preç Zogaj. Kam ardhur si lexues dhe mendoj se politika në mënyrë të padrejtë ka zënë një hapësirë të madhe publike, më shumë se sa i takon.
Nobelistë, klasikë, autorë të njohur, të rinj, shqiptarë e të huaj takohen në stendat e librit shqip duke sjellë tituj të rinj dhe ribotime veprash të njohura që grishinb lexuesit drejt librit dhe botëve që letërsia jep.