Ballina Kulture Pamjet mahnitëse nga Ujëvarat e Niagarës që u godit nga stuhia më...

Pamjet mahnitëse nga Ujëvarat e Niagarës që u godit nga stuhia më vdekjeprurëse në 50 vjet

2

Pamjet mahnitëse nga Ujëvarat e Niagarës tregojnë centimetra borë pasi stuhia shkatërruese goditi Buffalo dhe la dhjetëra të vdekur. Një ylber u pa në pikën turistike ndërsa spektatorët u mblodhën për të parë ujëvarat pjesërisht të ngrira.

Stuhia përfshiu shtetin e Nju Jorkut gjatë fundjavës së Krishtlindjeve dhe shpejt u bë stuhia më vdekjeprurëse në 50 vjet ku rreth 50 njerëz vdiqën që nga e marta.

Presidenti amerikan Joe Biden miratoi të hënën një deklaratë emergjente për shtetin e Nju Jorkut, duke liruar fonde për ta ndihmuar atë të rimëkëmbet nga fatkeqësia.

Moti ekstrem gjatë fundjavës dërgoi temperaturat nën zero në të gjitha shtetet kontinentale të SHBA-së, duke përfshirë Teksasin përgjatë kufirit me Meksikën.