Vlorë- Katastrofë mjedisore në Vlorë.
Qyteti bregdetar është mbuluar sot nga tymi i zi nga djegia e gomave në afërsi të portit.
Qindra goma kanë marrë flakë, duke krijuar një situatë tepër problematike për mjedisin dhe për banorët, të cilët janë alarmuar nga përmasat që ka marrë zjarri.
Ndërkohë, bëhet me dije se janë shoqëruar në policia katër persona.
“Rreth orës 09:10, në lagjen “24 Maji”, ka rënë zjarr pranë hidrovorit dhe si pasojë e përhapjes së flakëve po digjen disa goma automjetesh. Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 4 persona, për t’i pyetur në lidhje me këtë ngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.