Ndërkohë që muaji i shenjtë i ramazanit po afron, bisedimet për të siguruar një armëpushim nuk patën sukses.
Policia izraelite tha se po punonte për të siguruar një muaj paqësor për Ramazanin, muji i agjërimit që filloin nesër në Gazë dhe se kishte marrë masa shtesë ndaj atyre që nxisin dhunë në mediat sociale.
Palestinezët po përgatiten për muajin e shenjtë të Ramazanit mes luftës në Gazë dhe masave të shtuara të sigurisë nga policia izraelite, ndërsa bisedimet për arritjen e një armëpushim deri më tani nuk janë sjellë rezultat.
Mijëra policë janë vendosur nëpër rrugët e ngushta të qytetit të vjetër në Jeruzalem, ku dhjetëra mijëra besimtarë pritet të shkojnë për lutje çdo ditë në xhaminë Al Aksa, një nga objektet më të shenjta të fesë islame. Zona, e konsideruar si vendi më i shenjtë nga hebrenjtë që e njohin atë si Mali i Tempullit, ka qenë një vend ku patur përplasje mes palestinezëve dhe izraelitëve.
“U bëjmë thirrje atyre që do të vijnë në xhaminë e bekuar Al-Aksa, përfshirë banorëve të Bregut Perëndimor dhe madje edhe banorëve të Jeruzalemit, që me qetësi dhe në mënyrë paqësore të falin namazin. Të gjithë duhet t’u përmbahen udhëzimeve me qetësi dhe durim. Kjo është xhamia jonë dhe ne duhet të kujdesemi për të. Ne duhet të mbrojmë praninë e muslimanëve në këtë xhami, të cilët duhet të jenë në gjendje të hyjnë në numër të madh në mënyrë paqësore dhe të sigurt”, thotë Azzam El-Khatib, Drejtor i fondacionit “Jerusalem Waqf”.
Por ndryshe nga vitet e mëparshme, dekorimet e zakonshme rreth qytetit të vjetër nuk janë vendosur. Po ashtu edhe në qytetet e tjera në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, ku rreth 400 palestinezë janë vrarë në përleshjet me forcat izraelite, ose kolonët hebrenj që nga fillimi i luftës në Gazë.