Ballina Lajme Pak ditë pas hakerimit nga “Homeland Justice”, rikthehet në funksion faqja e...

Pak ditë pas hakerimit nga “Homeland Justice”, rikthehet në funksion faqja e INSTAT

5

Pak ditë pas sulmit nga hakerat, faqja zyrtare e Institutit të Statistikave rikthehet në funksion. Ditën e sotme, faqja online shfaqet e plotë me njoftimet, raportet zyrtare dhe vendimet e bordit.

Hakerat, të cilët dyshohet se ishin iranianë kërkonin të fshinin sistemin e INSTAT dhe kjo fshirje sipas kreut të Autoritet kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike Igli Tafa, konsistonte në punën dhe aktivitetin e brendshëm të këtij institucioni.

 

Instituti kombëtar i Statistikave dhe AKCESK, hodhën poshtë pretendimet e hakerave “Homeland Justice” se kishin arritur të merrnin mbi 100 terabajt të dhëna, duke përfshirë edhe të dhënat e fundit të mbledhura nga Censi.

“Por deri tani s’ka dalë asnjë gjurmë që të kompromentojë censit. Këto të dhëna janë të izoluara në një vend tjetër dhe nga analiza është parë që nuk janë gjetur gjurmë që shkojnë tek censusi. Deri tani censusi quhet i sigurt dhe i paprekur”, tha ai.

Prej të enjtes, Ekipi teknik i INSTAT, ka aktivizuar protokollet e emergjencës për të mbrojtur të dhënat dhe parandaluar dëmtime të mëtejshme.

Drejtori i AKCESK, tha se po punohet për rregullimin e legjislacionit që do të jetë gati në fund të shkurtit, për unifikimin e proceseve të të gjitha institucioneve ndaj sulmeve kibernetike.