Ballina Lajme Paguajmë ne, vjen gjermani dhe na i merr’! Rama flet për...

Paguajmë ne, vjen gjermani dhe na i merr’! Rama flet për eksodin e mjekëve dhe infermierëve

1

TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk e kurseu kritikën për studentët e Mjekësisë që largohen për punë drejt Gjermanisë. Rama tha se kostoja është mbi popullin shqiptar ndërsa Gjermania merr mjekët. Edhe pse arsimi i lartë në Shqipëri nuk është falas dhe kostot mbulohen nga xhepi i studentëve, Rama tha se BE duhet të gjejë mënyrën ti kthejë Shqipërisë investimin mbrapsht.

‘Paguajmë ne, vjen gjermani dhe na i merr. Për fat të mirë sot nuk kemi mungesë mjekësh dhe infermierësh. Standardi më i lartë i shërbimit human. Si marrin diplomat menjëherë por duhet të jenë të zot që t’u shërbejnë njerëzve. Do vazhdojmë të kërkojmë mbrapsht të na e kthejnë investimin, duhet të kthejnë investimin. Nuk mund të paguajë populli shqiptar për mjekët e Gjermanisë. BE të gjej formën dhe të na e kthejë. Me të njëjtën cilësi duke krijuar sinegjitë me universitetet e tyre. Jo vetëm kur dalin nga universiteti i tyre. por ne nuk mund të jemi në këtë pozitë pasive. Italia 40 mijë sot mungesa.’- u shpreh Rama.