Ballina Lajme Pagat e reja/ Rama: Fryt i punës së përbashkët të çdo shqiptari...

Pagat e reja/ Rama: Fryt i punës së përbashkët të çdo shqiptari që kontribuon për ekonominë

2

Pagat e reja, janë fryt i një përpjekje të gjatë. Kështu ka deklaruar këtë të hënë (10 prill) kryeministri Edi Rama, i cili shkruan në rrjetin social Facebook se me pagat e reja, do të dyfishohet paga mesatare në Shqipëri, duke arritur majën historike të 900 eurove në 2024-ën.

Pagat e reja, kryeministri Rama ua atribuon punës së madhe të bërë nga qeveria dhe çdo qytetarët shqiptar, që në shtet dhe privat kontribuojnë për ekonominë shqiptare.

PAGAT E REJA, falë të cilave paga mesatare në Shqipëri thuajse dyfishohet duke arritur majën historike të 900Eurove në 2024, janë frut i një përpjekjeje të gjatë, këmbënguljeje e durimi të madh për reforma të vështira e masa të domosdoshme për ekonominë dhe për financat tona, rritjeje të të ardhurave falë rritjes së ekonomisë, tregtisë, investimeve publike e private, rritjes së prodhimit e të eksporteve, modernizimit të sistemit të mbledhjes së taksave përmes kompjuterizimit të transaksioneve në kohë reale, lehtësimit e rritjes së shpejtësisë së shërbimeve për biznesin falë digjitalizimit të tyre, forcimit të shtetit në tërësi dhe uljes së ndjeshme të korrupsionit në tatime e dogana, po mbi të gjitha, PAGAT E REJA janë frut i punës sonë të përbashkët, të çdo shqiptari e shqiptareje, që në shtet a në privat, kontribuon për ekonominë shqiptare me punën e vet”, shkruan Rama.

/rtsh.al/