Ballina Lajme Oriela Nebiaj dhe Petrit Doda marrin zyrtarisht mandatit, bëhen pjesë e Kuvendit...

Oriela Nebiaj dhe Petrit Doda marrin zyrtarisht mandatit, bëhen pjesë e Kuvendit të Shqipërisë

1

Orjela Nebijaj dhe Petrit Doda kanë marrë sot zyrtarisht mandatin pas vakancave të krijuara në listën e deputetëve të PD me dorëheqjen e Grida Dumës dhe Alfred Rushajt.

Ka qenë Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin që kanë miratuar vendimin, duke bërë që Nebijaj dhe Doda të jenë zyrtarisht deputetë që i bashkohen Kuvendit të Shqipërisë.

“Mbledhja shqyrtoi  vendimin nr. 211, datë 01.12.2022, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të  Koalicionit “ Partisë Demokratike – Aleanca  për Ndryshim” , qarku Tiranë, z. Petrit Dine Doda, si edhe vendimin nr. 212, datë 01.12.2022, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Koalicionit “Partisë Demokratike – Aleanca për Ndryshim”, qarku Tiranë, znj.Orjela Luftar Nebijaj. Petrit Doda dhe znj. Orjola Nebijaj kanë fituar mandatin e deputetit dhe, në mbështetje të nenit 4 të Rregullores së Kuvendit, në mbledhje u vendos të  ftohen në seancën e sotme plenare për të bërë betimin, si kusht për të filluar ushtrimin e mandatit të deputetit”, njofton Kuvendi.

Doda dhe Nebijaj përfituan mandatin pas dorëheqjes së Alfred Rushajt dhe Grida Dumës, ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prill 2021, morën respektivisht 5987 dhe 5606 vota personale.

/rtsh.al/