Përfaqësuesit politik të koalicionit “Bashkë fitojmë kanë përcjellë urimet e tyre me rastin e festës së pashkëve ortodokse. Në urimin e tij për Pashkët Deputeti të PD i Qarkut Fier Luan Baçi ka përcjellë përzemërsisht urimin për gjithë besimtarët ortodoksë kudo që jetojnë, por I ka cilësuar ato të veçanta për vetë kushtet e rënda që jetojnë shqiptarët.
Ai I është referuar numrit të paktë të vizitorëve në kishë si pasojë e shpopullimit të vendit nga kasta e Ramës, nga Subashi i Ramës që do të uzurpojë për herë të tretë bashkinë e Fierit. Në këtë ditë gëzimi dhe urimi është e tepërt kjo që po ju them, por nuk është asnjëherë e tepërt për qytetarët që e kërkojnë një gjë të tillë” tha Baçi. Përfaqësuesi politik i Partisë së Lirisë Arben Çuko ka uruar po ashtu besimtarët fierakë dhe më gjerë në këtë ditë të veçantë. Po ashtu kandidati i koalicionit Evdar Kodheli ka përcjellë urimet e tij në këtë ditë të veçantë për besimtarët fierakë.
/Tv kombi/