Ballina Lajme Operacioni për ndërtimet pa leje, Lame: Uli shkeljet në nivelin afër zeros

Operacioni për ndërtimet pa leje, Lame: Uli shkeljet në nivelin afër zeros

2

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, në një deklaratë për mediat këtë të shtunë, u pyet nga gazetarët edhe për operacionin për konfiskimin e ndërtimeve pa leje.

Lame tha se ky operacion ishte një masë efikase që tregoi se edhe oligarkët ndëshkohen nëse e thyejnë ligjin.

Ai theksoi se ky operacion ka patur efekt, duke ulur në mënyre drastike, deri në nivelin afër zeros të ndërtimeve pa leje.

 “Atyre që i është vënë sekuestro është normal që nuk janë dakord. Në një vend të europian, në Zvicër psh, nuk është nevoja ti biesh dikujt me dru në kokë që të mos e bëjë një veprim të ndaluar, mjafton shenja e drurit në tabelë që mos të ndodhë. Në Shqipëri kjo do ndodhë derisa të bëhemi te Zvicra. Sa kohë çdo leje ka një listë gjërash që lejohen dhe nuk lejohen është e drejta e shtetit të ta kujtojë. Ka pasur efekt në uljen drastike, në nivelit afër zero të shkeljes në ndërtime. E morën vesh që qenka dhe serioze kjo punë, e hëngërkan edhe oligarkët. Jam pro si masë”, tha Lame.