Një sasi prej 236 gramë kokainë dhe 253 fara canabis sativa, u sekuestruan nga policia e Gjirokastrës gjatë një aksioni kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Një operacion i koduar “Ndërmjetësi” përfundoi me arrestimin e shtetasve, Elis Ballaxhia, 35 vjeç dhe Daniel Hazizaj, 25 vjeç, të dy banues në Gjirokastër.
Njoftimi:
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesat e këtyre 2 shtetasve, në të cilat kanë gjetur 253 fara cannabis sativa, 236 gramë kokainë dhe 2 peshore elektronike, të cilat u sekuestruan cilësinë e provës materiale, bashkë me 3 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.