Ballina Lajme Objektet kishtare pjesë e turizmit kulturore fetar në vëmendje të investimeve të...

Objektet kishtare pjesë e turizmit kulturore fetar në vëmendje të investimeve të bashkisë së Fierit

0

Kishat, manastiret, objektet fetare në tërësi e tyre përbëjnë një pasuri të trashëgimisëkulturore fetare e cila në katër vitet e ardhshme do të jenë të qendër të ruajtjes, mirëmbajtjes dhe restaurimit të tyre me qëllim që jenë pjesë përbërëse e paketës turistikeqë bashkia e Fierit synon të ofrojë për turizminfierak të së ardhmes.

Pikërisht një investim me vlerë do të kryhet nënjë nga objektet kishtarë të kësaj bashkie,rikonstruksionin e Kishës Shën e Premtesdo të realizohet nga Bashkia e Fierit, falë bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës.

Edhe pse një objekt në dukje i vetmuar, në një hapësirë toke boshe, pa ndërtime rreth e qark, në vetvete kjo

godinë me çati zbuluar dhe me mure në të cilat koha ka lënë shenjat e saj mbart në vetvete vlera shumë të rralla dhe që meritojnë vëmendjen e merituar.

Shumë prej udhëtarëve, të cilët kalojnë në këto anë dhe e dinë se çfarë është, kthehen dhe ia falin nja dy fjalë shpirti, shumë të tjerë, nuk kanë shkelur asnjëherë.  

Është një kishëz e vogël, gjysme e rrënuar, pa çati, por me vlera të jashtëzakonshme historike, por dhe shpirtërore për besimtarët ortodoksë dhe jo vetëm. Një kishëz, rreth së cilës e vërteta, legjendat dhe gojëdhënat, i kanë prishur kufijtë. Thonë që është mrekullibërëse, ndaj vizitorët e saj janë të shumtë.

Është kisha Shën e Premte e Povelçës, monument kulture e kategorisë parë që prej vitit 1979. Studimet për ta janë bërë nga profesor Aleksandër Meksi. Sipas tij, kisha Shën e Premte është ndërtuar diku në fund të shekullit të 13-të, fillimi i shekullit të 14-të dhe është i vetmi objekt që ka mbetur nga Spinarica mesjetare dhe një mrekulli e tillë ndodhet vetëm rreth 3 km larg qytetit antik të Apolonisë.

Në synimet e kryetarit të bashkisë ArmandoSubashit për katër vitet e ardhshme mbetet vënia në shfrytëzim e këtyre pasurive me vlerë 300-400-vjeçare si një destinacion kulturorë fetar aq shumë tërheqës për turistët si vendas dhe të huaj.