Ballina Sport Nuk ndalet Distria Krasniqi.Fiton medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit

Nuk ndalet Distria Krasniqi.Fiton medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit

4

Distria Krasniqi e ka fituar të premten medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos në Parisit – e cila është medalja e parë për të në vitin 2024 – duke treguar formë të lartë në prag të Lojërave Olimpike Verore në kryeqytetin francez gjatë verës.

Kampionia olimpike e Kosovës, Krasniqi e mundi britaniken Chelsie Giles falë një pike waza-ari, e cila është pika e dytë më e lartë në sportin e xhudos pas ipponit, në një luftë finale që zgjati plot katër minuta në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Pasi rrethin e parë e kaloi pa luftë, ajo e mposhti francezen Leonie Gonzalez në rrethin e dytë, ndërsa triumfoi pastaj ndaj jugkoreanes Seyun Jang për një vend në çerekfinale.

Xhudistja pejane ia doli ta mposhtë Khorloodoi Bishreltin nga Emiratet e Bashkuara Arabe për të arritur në gjysmëfinale, ku e rrëzoi nga gara edhe një japoneze tjetër, Kisumi Omari.