Ballina Lifestyle & Showbiz “Nuk bën më nëna si ai…Ishim si Loli me Colin”, miqtë dhe...

“Nuk bën më nëna si ai…Ishim si Loli me Colin”, miqtë dhe kolegët flasin me dhimbje për të madhin Zef Deda

17

Kolegët dhe miqtë e aktorit Zef Deda, i cili humbi jetën sot në moshën 73 vjeçare, kanë treguar se si po e përjetojnë lajmin e humbjes së tij. Aktorja Drande Xhaj, e cila ka qenë partnere e tij në skenë, ka rrëfyer mes lotësh se mjeshtri i humorit, Zef Deda është diagnostikuar me sëmundjen e rëndë rreth një vit më parë.

 

Ajo tha se pavarësisht se u diagnostikua me sëmundjen Zef Deda nuk pranoi të rrinte në shtrat, por dilte dhe bënte shëtitje.

Para dy netësh shkova e takova, kemi shkuar më papara, jemi interesuar për shëndetin e tij. Ishte i ri për tu larguar nga jeta, na la një dhimbje të madhe. Është Chaplin shqiptar, është aktor fenomen. E kemi dashur, kemi ndarë gjithçka me të, na mungon jo vetëm si artist, por edhe si njeri.

Ka dy muaj që ishte në shtëpi dhe nuk lëvizte, është konstatuar gati një vit më përpara. Por nuk pranoi të rrinte në shtrat, ka dalë ka lëvizur, e kemi takuar. Ka shëtitur edhe pse ishte i lodhur, Shpirti i tij prej artisti nuk e pranoi, ai s’ka ikur, do jetë përjetësisht në familjet shqiptare”, tha aktorja Drande Xhaj për Neës 24.

Ndërsa aktori Edmond Halili mes lotësh ka treguar se si e ka mësuar lajmin e hidhur pikërisht sapo kishte shkuar në derën e shtëpisë së tij.

“Sa shkova te dera e shtëpisë, doli një infermiere dhe e pyeta se si ishte dhe tha; më vjen keq, Zefi ndërroi jetë.

Është një dhimbje e madhe për ne, për familjen e tij dhe për humorin shqiptar. Jam takuar me të, kemi bërë shoë në Pallatin e Kongreseve. Pinim kafe dhe nga një gotë raki. Me Zefin kam shumë kujtime, kemi qenë në një lagje, kemi dhënë shfaqje të mëdha. Jam me lot në sy, nuk mund të flasë më shumë (qan). Zefi ka qenë i mrekullueshëm, nuk bën nëna më Zef”, tha Balili.