Ballina Lajme Njohja e diplomave e profesioneve dhe lëvizja e lirë, 6 vende të...

Njohja e diplomave e profesioneve dhe lëvizja e lirë, 6 vende të Ballkanit firmosin në Berlin

1

Samiti i Procesit të Berlinit 2022, nënshkruhen marrëveshjet rajonale mes vendeve të Ballkanit Perëndimor

Gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar tre marrëveshje që kanë të bëjnë me tre lehtësira për qytetarët e këtyre vendeve:

lëvizjen e lirë vetëm me karta identiteti të qytetarëve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor;

njohjen e diplomave universitare në Ballkanin Perëndimor;

njohjen e kualifikimeve për tre profesione: mjekët, dentistët dhe arkitektët në kontekstin e marrëveshjes për tregtinë e lirinë në Europën Qendrore.

Marrëveshjet u firmosën mes gjashtë kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut; Malit të Zi, Bosnje dhe Hercegovinës, si dhe Serbisë.

Të pranishëm ishin edhe kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Layen në kuadër të samiti i Procesit të Berlinit.

Marrëveshjet e firmosura

-Marrëveshja mbi lëvizjen e lirë me karta identiteti në Ballkanin Perëndimor

-Marrëveshja mbi njohjen e diplomave të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor

-Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve, arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes për tregtinë e lirë në Europën Qendrore, – të cilat do t’i shërbejnë forcimit dhe thellimit të bashkëpunimit rajonal.

Procesi i Berlinit u krijua në 2014 si platformë për vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) për të përshpejtuar përafrimin më të ngushtë me BE-në dhe për të thelluar integrimin dhe bashkëpunimin rajonal, si faktor kyç për zhvillimin ekonomik dhe paqen në Ballkanin Perëndimor.