Ballina Rajoni Dalin fotot e 2 shqiptarëve të ekzekutuar mbrëmë në Athinë

Dalin fotot e 2 shqiptarëve të ekzekutuar mbrëmë në Athinë

1

Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja janë dy shqiptarët që mbetën të vrarë gjatë atentatit me armë zjarri në Athinë një ditë më parë.

Ekzekutimi ndodhi në një lokal qendror në Nea Smyrni në Greqi. Një person i maskuar nuk nguroi të hapte zjarr në një kafene në sheshin e zonës, ndërsa brenda saj ndodheshin shumë qytetarë.

Ndërkaq, mediat greke kanë publikuar edhe fotot e dy viktimave.

Sipas informacioneve të newsit.gr, “objektivi” i ekzekutimit mafioz në Nea Smyrni ka qenë 41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj, i cili është qëlluar me 5 plumba në kokë.

Ai ishte një emër i njohur nga autoritetet pasi ishte dënuar për drogë dhe grabitje.

Viktima e dytë ishte një 44-vjeçar, gjithashtu me origjinë shqiptare, Armando Ogranaja, i cili ishte ulur me “shënjestrën” e sulmit.


Një plumb ka marrë në këmbën e majtë edhe një vajzë, e cila ishte ulur me motrën e saj në tavolinën ngjitur me viktimat./Opinion.al