Ballina Vendi Një turist anglez rrëzohet nga kati i tretë i hotelit në Dhërmi,...

Një turist anglez rrëzohet nga kati i tretë i hotelit në Dhërmi, humb jetën

2

Një turist anglez u dërgua në gjendje të rëndë në spital pasi ra nga kati i tretë i një hoteli në Dhërmi dhe më pas ndërroi jetë, raporton noa.al.

Ngjarja ndodhi sonte rreth orës 19:40, në Dhërmi, ka rënë nga kati i tretë i një hoteli shtetasi anglez Zohar Collins, rreth 21 vjeç.

Policia që shkoi në vendngjarje tha se dyshohet se turisti ka qenë në gjendje të dehur.

Shtetasi Zohar Collins, u dërgua fillimisht në spitalin e Himarës, nën kujdesin e mjekëve.

Pak më vonë, shtetasi anglez Zohar Collins, u dërgua për në Vlorë, por rrugës për në Spitalin e Vlorës ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.