Jugu i Shqipërisë është natyrisht një perlë e natyrës dhe këtë e di më së miri edhe Dua Lipa. Këngëtarja duket se ka ndër mend të investojë në rivierën shqiptare duke ndërtuar një shtëpi për veten.
Pasi u pajis me nënshtetësinë shiptare, ylli ndërkombëtar i muzikës Pop, Dua Lipa, përflitet të jetë duke ndërtuar një shtëpi në Shqipëri.
Lajmi po qarkullon në disa prej mediave të huaja, të cilat duket se kanë zbuluar se 27- vjeçarja ka zgjedhur pikërisht Sarandën si vendin ku do të ndërtojë rezidencën e saj, e cila pritet të ketë pamje përrallore nga deti Jon.
Fituesja e çmimit Grammy jetoi në Kosovë me familjen e saj nga mosha 11-15 vjeç, duke thënë për NPR, “Unë nuk do ta ndryshoja atë për asgjë në botë sepse me të vërtetë më ndihmoi të bëhesha kjo që jam”.
Dhe nëse lajmi për ndërtimin e një shtëpie në Sarandë nga Dua Lipa është i vërtetë, do të na duhet të themi se zgjedhja e saj është patjetër fantastike.
Verën e shkuar, familja Lipa vizitoi jugun e Shqipërisë për pushime duke i bërë thesaret e rivierës tonë edhe më të njohura ndërkobëtarisht.
Dua zotëron një shtëpi në Londër dhe makina sportive, duke përfshirë një Jaguar I-Pace dhe Jaguar F-Type.