Ballina Lajme Politike Një rikandidim mëse i merituar i kryebashkiakut aktual të Fierit Armando Subashi...

Një rikandidim mëse i merituar i kryebashkiakut aktual të Fierit Armando Subashi që i ktheu shpresën komunitetit për të qëndruar, punuar e jetuar këtu.

1

Që të zgjedhësh duhet të kesh një motiv. Dhe socialistët e Fierit kanë më shumë se një motiv për të mbështetur kandidaturën e Armando Subashit në zgjedhjet e reja për pushtetin vendor që do të mbahen në 14 maj. Janë të shumta arritjet e tij si kryebashkiak në të dy mandatet duke shënuar epokën e transformimeve rrënjësore që nga vitit 2015, kohë në të cilën mori jetë bashkia e re brenda së cilës janë dhe tetë njësi administrative.

Me shumë problematika duke filluar që nga tokat e mbetura djerrë për shkak të mungesës së ujit të vaditjes, me rrugë të degraduara jo vetëm në artieret kryesore që lidhin qendrat e njësive administrative, por më keq paraqitej situata në lidhjet mes qendrave dhe fshatrave përreth. Me mungesa në ujë të pijshëm, me shkolla të degraduara, që rrezikonin jetën e nxënësve dhe mësuesve, me qendra shëndetësore, që nuk arririn të ofronin shërbimin e duhur për komunitetin, e me shumë e shumë problematika që ishte fatkeqësi të ndesheshin edhe në qendrën e bashkisë, në qytetin e fierit.

Një realitet që vërtetë të linte për të dëshiruar pse jo edhe të shtynte për ty larguar. Por në vend të largimit dhe dorëzimit vizioni i Armando Subashit dhe mbështetja e qeverisë shqiptare do të bënte që ndryshimet të nisnin rrugën e tyre në mënyrë të shpejtë dhe të prekshme nga i gjithë komuniteti. Jo pak herë Subashi do ta cilësonte Rilindjen Urbane si një nga gjetjet fantastike të Edi Ramës. Me mbështetjen e qeverisë, në pak vite, në mënyrë të paimagjinueshme edhe për më optimistin t’i ndryshojmë fytyrën qytetit, por jo vetëm qytetit, por edhe njësive administrative.

Nëpërmjet këtij programi u konceptua qendra e qytetit e cila së bashku me rehabilitimin dhe sistemimin e lumit Gjanica i kthyen qytetit jo vetëm krenarinë e humbur ndër vite nga babëzia e ndërtimeve pa leje, por i dhanë asaj vlerë nga pikëpamja arkitektonike, urbane dhe social-ekonomike. Por çfarë është arritur në “Rilindjen urbane”. Për më shumë se 30 vjet banorët e Fierit jetonin ankthin e daljes nga shtrati të Gjanicë disa herë në vit duke sjellë dëme të konsiderueshme në biznese, infrastrukturë, banesa dhe jetë njerëzore. Pas përfundimit të fazës së parë është drejt përfundimit investimi i fazës së dytë nga Ura me shkallë te Ura e Sheqit, për të vazhduar me fazën e tretë nga Shtëpia e oficerëve deri te Furra e bukës. Një tjetër arritje e punës së Subashit është investimi rrënjësore në krijimin e Parkut të qytetit, krijimin e një galerie të arteve figurative më e mira në vend. Por një tablo arritjesh janë shënuar në njësitë administrative në elementët jetësorë infrastrukturën rrugore, atë arsimore, kanalet ujitës edhe kullues, shkollat, kopshtet, qendrat shëndetësore etj.

Zhvillimet në njësitë administrative kanë mundësuar daljen e produkteve në tregjet e shumicës dhe pakicës, të gjësë së gjallë duke ndikuar ndjeshëm në të ardhurat dhe ekonominë e fermerëve. Por asnjëherë nuk janë lënë jashtë vëmendjes problematikat mjedisore, të shtresave në nevojë dhe infrastrukturën sportive. Dhe duke mos menduar se kanë qenë në një vit elektoral puna e tij, stafit të bashkisë së tij kanë vazhduar në mënyrë normale dhe në drejtim të plotësimit të ambicieve dhe synimeve të së ardhmes duke projektuar të tjera qendrash komunash të rikonceptuar në mënyrë moderne, rrugë, shkolla të reja, ferma dhe bashkëpunime për krijim të bizneseve të përbashkëta fermerë dhe bashkinë ishin disa syresh.

Si duket në këtë mandat do të plotësohet akoma dhe më tej kuptimi i shprehjes së kryeministrit Rama se “Nuk keni parë gjë akoma”.

/Tv Kombi/