Ballina Lajme Një prej anëtarëve zbuloi krimet/ Del sot para Gjykatës banda e Laert...

Një prej anëtarëve zbuloi krimet/ Del sot para Gjykatës banda e Laert Haxhiut, prokuroria kërkon arrest me burg

14

ELBASAN

Paraditen e kësaj të diele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan do zhvillohet seanca e vlerësimit të masës së arrestit për shtetasit e arrestuar si pjesë e bandës së Laert Haxhiut. Seanca gjyqësore do drejtohet nga Gjyqtarja Megi Strakosha.

Më herët, Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi i ka kërkuar Gjykatës masën “Arrest në burg” për 10 të arrestuarit e bandës së Laert Haxhisë.

Anëtarët e kësaj bande që ka shkaktuar disa viktima përfunduan në pranga pak ditë më parë pas megaoperacionit policor të koduar “Never Forget”, i cili bëri të mundur kapjen e disa personave me rrezikshmëri kriminale që bënin pjesë në Bandën e Laert Haxhisë, pjesë e të cilës ishte edhe shtetasi Artan Tafani.

Ky tashmë është shndërruar në të penduarin e drejtësisë. Nga deklarimet e tij para organit të akuzës janë zbardhur disa nga ngjarjet kriminale më tragjiket në vendin tonë të cilat rezulton të jenë kryer nga banda e Laert Haxhisë ku bënte pjesë edhe ai, ndërsa kreu i kësaj bande është në Greqi.

Laert Haxhiu është arrestuar nga autoritetet greke dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri për të dalë para drejtësisë.

Kërkesa për masën “Arrest në burg” për:
1.Artan Tafani

2.Laert Haxhiu
3.Lulzim Spahia
4.Ligor Romacka
5.Erisjano Abedini
6.Marglen Topuzi
7.Idriz Manej
8.Bujar Abedini
9.Enriko Xhahysa
10.Bledar Berberi