Ballina Lajme Një person konsumon helm pranë ambienteve të SPAK, zbulohen detajet e para

Një person konsumon helm pranë ambienteve të SPAK, zbulohen detajet e para

48

Pal Trashaj, i cili piu fotoksinë para godinë së SPAK, njihet si historian në qytetin e Lezhës, ku është angazhuar në shumë aktivitete kulturore-sociale e po ashtu ka ngritur mjaft problematikë për shumë monumente kulturore.

Për disa vite ka qenë dhe Kryetar i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Burime thonë që prej disa vitesh ka patur probleme me një bankë të nivelit të dytë ku ai pretendon se e ka shlyer borxhin ndaj kësaj banke por pas disa vitesh sipas tij banka ka pretenduar se nuk ka shlyer borxhin, ku dy përmbarues i kanë marrë pronën. Ai jeton ne një fshat të Lezhës.

Në vitin 2015 Trashaj u gjobit dhe nga gjykata e Tiranës pasi kishte kërcënuar me mesazhe drejtorin e një banke të nivelit të dytë.

Nuk dihet ende gjendja e qytetarit, një grup hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 02.07.2024, në rrugën “Panorama”, përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, sipas policisë.