Ditën e sotme bëhen 24 vite nga masakra e Rezallës në Skënderaj të Kosovës ku ushtria dhe policia serbe ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të fshatrave përreth. Një pjesë e trupave u zbuluan në Rudnicë të Rashkës, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhdukin. Në 5 prill, të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e familjeve që banonin në Rezallë dhe fshatrat përreth dhe pushkatuan pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj.
Nga masakra që konsiderohet si një ndër më të pamëshirshme gjatë luftës në Kosovë, kanë shpëtuar gjallë vetëm 3 persona.