Një i vdekur dhe dy të plagosur rëndë është bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Belorta të Korçës.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë është bërë një manovër e gabuar nga njëri prej mjeteve të përfshira në aksident.
Dy të plagosurit e tjerë ndodhen në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën.