Greqi- Një 40-vjeçare ka hyrë në një shkollë në Greqi dhe ka kërcënuar me thikë nxënësit, të cilët janë tmerruar nga gruaja e “tërbuar”.
Ngjarja ka ndodhur sot në një shkollë në qytetin e Volosit, Greqi.
Gruaja ka hyrë në shkollë e tërbuar dhe në mënyrë karakteristike ka bërtitur “Do ju ha, do ju rrah” . Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të neutralizuar gruan, e cila më pas u dërgua në komisariat.
Ndaj gruas është ngritur një dosje nga Policia e Magnezisë, e cila po heton ngjarjen.
Po hetohet nëse gruaja është nënë e ndonjërit nga nxënësit e shkollës në fjalë ose në shkollat përreth zonës