Ballina Lajme Një front tjetër pune është investimi në rikonstruksionin e rrugës së Dermenasit,...

Një front tjetër pune është investimi në rikonstruksionin e rrugës së Dermenasit, pjesë e segmentit Fier-Seman. Investimi në të gjitha rrugët e brendshme të fshatit Dermenas synon t’i japi pamjen e një qyteti.

2

Ashtu si premtoi në prag të miratimit të buxhetit të vitit 2023 për bashkinë e Fierit kryetari i bashkisë së Fierit ka pohuar faktin se ritmet e punës në të gjitha njësitë do të jenë me ritme të larta si dhe në vitet e kaluara. Punët ai i ka cilësuar në normalitet të veprimtarisë zhvilluese të bashkisë së Fierit dhe aspak të ndikuara nga koha e fushatës së re zgjedhore.

Intensiteti i lartë punësh falë dhe motit të qëndrueshëm janë vërejtur në drejtime të ndryshme të punëve publike si në kanalizimet, rrugët qendrore dhe të brendshme të gjithë njësive vendore. Një front tjetër pune është investimi në rikonstruksionin e rrugës së Dermenasit, pjesë e segmentit Fier-Seman.

Duke vlerësuar dhe synimin e bashkisë së Fierit për zhvillimin e turizmit në zonën e Semanit i është kushtuar një rëndësi e veçantë paraqitjes së këtij aksi rrugore që paraqitet në sytë e pushuesve vendas, por edhe të turistëve që prekin zonën e Apolonisë dhe të bregdetit ndikuar nga pasuritë natyre që fal kjo zonë dhe pikat turistike mjaft tërheqëse.

Në investimin e kësaj rruge parashikohen punime të qëndrueshme në drejtim të zgjerimit të rrugës, sistemimin e ujërave të zeza, trotuareve, gjelbërimin si dhe vendosjen e sistemit të ri të ndriçimit. Aktualisht në moton e punës së bashkisë së Fierit parashikohet që çdo rrugë e çdo lagjeje do t’i nënshtrohet procesit të rikualifikimit urban duke u dhënë kështu një tjetër pamje.

Duke vlerësuar ecurinë e punimeve në zona të ndryshme të njësive administrative pa frikë mund të thuhet se rikualifikimi dhe rikonstruktimi i çdo rrugice të çdo lagjeje është një premtim i mbajtur. Çdo ditë po punohet që çdo lagje të marrë pamjen që meriton. Në projektin e investimit në fjalë parashikohet që të gjitha rrugët e brendshme të fshatit Dermenas do të asfaltohen duke i dhënë kështu pamjen e një qyteti./Tv Kombi/