Ballina Lajme Një ditë pas Ramës, Ambasadorja Kim takon presidentin dhe shëtisin së bashku

Një ditë pas Ramës, Ambasadorja Kim takon presidentin dhe shëtisin së bashku

1

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim dhe Presidenti i Republikës Bajram Begaj duket se kanë lënë mënjanë formalitetet zyrtare këtë fundjavë pranvere dhe janë takuar për një shtëtije pranë liqenit artificial.

Është ambasadorja ajo që ndan një postim në tuiter, ndërsa shkruan: Gjithmonë e nderuar të kaloj kohë me Presidentin Bajram Begaj, por veçanërisht të ecim dhe flasim së bashku në këtë ditë të bukur pranvere në Tiranë.

Kujtojmë se një ditë më parë në zyrën e presidentit u paraqit kryeministri Rama, që dorëzoi propozimin e Vlora Hysenit për kreun e ri të SHISH./Opinion.al