Një djalë gjashtë vjeçar është arrestuar nga policia pasi qëlloi një mësuese në shtetin amerikan të Virxhinias, thonë oficerët.
Të shtënat ndodhën pak pas orës 14:00 me orën lokale (19:00 GMT) në shkollën fillore Richneck në qytetin e Newport News, tha shefi Steve Drew.
Është e paqartë se si fëmija e mori armën, por zoti Drew tha se “nuk bëhej fjalë për të shtëna aksidentale”.
Mësuesja – emri i të cilës nuk bëhet i ditur dhe thuhet se është rreth të 30-ave – ka marrë plagë të rënda dhe është në rrezik për jetën.
Ajo u dërgua në një spital lokal dhe po monitorohet nga afër nga mjekët. Ngjarja ndodhi në një klasë të parë pas një sherri mes dyshes.
Por z. Drew theksoi se të shtënat kishin qenë një incident i izoluar dhe theksoi se oficerët “nuk kishin një situatë ku dikush po shkonte përreth shkollës”.
Zyrtarët thanë se ndërsa shkolla – e cila ka rreth 550 nxënës – kishte pajisje për zbulimin e metaleve, nxënësit u kontrolluan në mënyrë të rastësishme dhe jo çdo fëmijë u inspektua.
Policia nuk pranoi të emërtojë armën e përdorur në incident, por tha se djali kishte përdorur një pistoletë.