Ballina Lajme Kronike Një 35-vjeçar gjendet i vdekur në Tiranë, dyshohet se ishte përdorues i...

Një 35-vjeçar gjendet i vdekur në Tiranë, dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike

1

Një 35-vjeçar është gjetur i vdekur në rrugën “Niko Avrami” të kryeqytetit.

Policia bën me dije se nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi me iniciale A. M., 35 vjeç, mund të ketë ndërruar jetë për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.03.2023, në rrugën “Niko Avrami”, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. M., 35 vjeç. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al