Tashmë investimet janë të fokusuara tashmë sa në zonat periferike të qytetit, ashtu dhe në brendësi të lagjeve të tij. Me investimin në rrugën “Pilo Sota” në lagjen “Sheq i Vogël” synohet të arrihet një tjetër standard tashmë i konsoliduar në drejtim të cilësisë së punimeve.
Duke u nisur nga synimet e investimeve që të jenë sa më të kompletuara në të gjitha drejtimet, të kanalizimeve, trotuareve, ndriçimit dhe sinjalistikën horizontale dhe vertikale, plotësohet synimi për të mbajtur një standard të ri infrastrukturor i cili tashmë është vendosur thuaj në të gjitha punimet e kësaj bashkie.
Me këto investime kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi plotëson synimet e tij për një qytet që duhet të ndryshojë në çdo ditë të vitit. Aktualisht këto investime po kryhen nga buxheti i viti 2023. Fieri është shndërruar në një kantier ndërtimesh dhe investimesh duke ngushtuar kështu diferencat mes qendrës dhe zonat rrethina të tij, me qëllim rritjen e nivelit të jetesës së komunitetit dhe standarde të reja investimesh.
Aktualisht në lagjen Sheq i Vogël janë kryer një sërë investimesh në drejtim të infrastrukturës së brendshme të saj, duke sjellë një transformim të zonës, por edhe krijuar një sërë përfitimesh për jetën komunitare aty. Synohet që të kenë sheshe pushime, kënde argëtimi për të rritur dhe fëmijët duke sjellë modelin e qendrës drejt zonave rreth saj./Tv Kombi/