Ballina Lajme Nisin punimet në zgjerimin dhe rikualifikimin e rrugës “Mirëkuptimi”

Nisin punimet në zgjerimin dhe rikualifikimin e rrugës “Mirëkuptimi”

1

Nisin punimet në zgjerimin dhe rikualifikimin e rrugës “Mirëkuptimi” Banorët e rrugës “Mirëkuptimi” janë bërë mbështetës të investimit të bashkisë në këtë segment rrugor.

Por fitimi i një rruge me standarde bashkëkohore do të kërkonte prishjen e mureve rrethuese që ishin ngritur nga banorët në të dy anët e saj.

Vetëm nga prishja e mureve rrethuese, pastrimi i terrenit u krijuan kushtet për të filluar rikonstruksionin e rrugës “Mirëkuptimi” .

Kjo ndërhyrje ishte mëse e nevojshme për të arritur dhe në këtë rrugë standardet e shënuara në investimet e kryera në bashkinë e Fierit. Aktualisht projekti i investimit në rrugën “Mirëkuptimi” parashikon zgjerimin dhe rikualifikimin e rrugës, për t’iu përshtatur standardit që është vendosur tashmë në qytet. Ky investim do të lehtësojë levizjen e banorëve dhe do të rrisë cilësisht jetesën e tyre./Tv Kombi