Ballina Lajme Nisi stuhia e borës, probleme në qarkullim në aksin Kukës-Peshkopi

Nisi stuhia e borës, probleme në qarkullim në aksin Kukës-Peshkopi

8

Kukësi është përfshirë nga reshjet e dendura të dëborës, ndërkohë që janë shfaqur vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Raportohet se rruga Kukës-Peshkopi është bllokuar, pasi trashësia e dëborës arrin deri në 6 cm.

 

Sakaq, reshjet e dendura të dëborës kanë krijuar shtresa akulli në rrugë, ndërsa lëvizja e automjeteve bëhet me zinxhirë dhe goma dimërore.