Ka nisur trajnimi i komisionereve te KZAZ -ve te Qarkut Fier per zgjedhjet vendore te 14 majit . Trajnimet per komisioneret kane nisur sipas udhezimeve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe konstituimit nga KQZ te Komisioneve Zonale te Admijistrimit te Zgjedhjeve. Sipas kreut te KZAZ 58 ne Fier Stavri Kola krajnimet e KZAZ-ve nisën punën vetëm me anëtarët e Partisë Socialiste, Partisë së Lirisë dhe Partisë Socialdemokrate, të cilët kane marre edhe materialet zgjedhore.
KZAZ-të mund të nisin punën edhe pa anëtarët e PD-së, pasi kuorumi plotësohet edhe me 4 anëtarë. Në disa KZAZ ka 5 anëtarë, ndërsa në disa të tjera ku shumicën e ka Partia Demokratike, kuorumi plotësohet me anëtarin nga Partia e Lirisë.