Ballina Lajme Nis me tension dhe kaos sesioni i ri parlamentar: Partia Socialiste kërkon...

Nis me tension dhe kaos sesioni i ri parlamentar: Partia Socialiste kërkon përjashtimin e Gazmend Bardhit dhe Flamur Nokës

6

Sesioni i ri parlamentar më 15 janar nisi aty ku mbaroi i vjetri, me kaos dhe tension të krijuar nga deputetët që mbështesin Gazmend Bardhin dhe Sali Berishën.

Për shkak të kaosit, presidenti i Republikës, Bajram Begaj u detyrua të anulonte fjalim në Kuvend, dhe ta mbante atë në Presidencë.

 

Për këtë shkak, Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e deputetëve, Gazmend Bardhi dhe Flamur Noka.

Në seancën e parë të sesionit të ri ku ishin të pranishëm edhe ambasadorët e huaj në vend, u miratuan ndryshimet në qeveri dhe u betua deputeti Plarent Ndreca, i cili mori mandatin e Arben Ahmetaj që ndodhet në arrati.