Ballina Lajme Nis me incidente protesta, qytetarët gjuajnë me domate Ministrinë e Brendshme

Nis me incidente protesta, qytetarët gjuajnë me domate Ministrinë e Brendshme

1

Tiranë- Ka nisur protesta e dytë për Lear Kurtin që vdiq në duart e efektivëve të policisë Dhjetëra qytetarë janë grumbulluar përpara Ministrisë së Brendshme. Kjo godinë është rrethuar edhe nga efektivë të shumtë policie. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, pasi fajësojnë policinë e Shtetit për vdekjen e 32-vjeçarit.

Qytetarët gjuajnë me domate Ministrinë e Brendshme duke u shprehur: “Ju jeni vrasës”.

Protesta e parë u zhvillua dy ditë më parë. Nisi nga Ministria e Brendshme dhe vijoi në bulevardin përballë Kryeministrisë. Nuk dihet nëse sot do të vijohet me të njëjtin itinerar.