Ballina Kulture Nis finalja e Eurovision 2023, Shqipëria e 10-ta në radhë

Nis finalja e Eurovision 2023, Shqipëria e 10-ta në radhë

0

Një hapje fantastike e Eurovision 2023 ashtu siç i ka hije festivalit më të madh të këngës europiane e cila organizohet në Liverpool, Britani e Madhe.

Finalja e madhe për garën e këtij viti, e organizuar në Liverpool në emër të fituesve të vitit 2022, Ukrainës, u hap me fituesit e vitit të kaluar Orkestrën Kalush.

26 këngët në garë parakalojnë me flamurin e shteteve te tyre. Në skenë për të prezantuar finalen e madhe para një audience globale janë legjenda e Eurovisionit Graham Norton, kantautorja dhe prezantuesja televizive, Alesha Dixon, aktorja fituese e çmimit Emmy, Hannah Waddingham dhe kantautorja dhe këngëtarja ukrainase e “The HARDKISS”, Julia Sanina.

Në finalet e madhe janë në garë 26 këngë, mes të cilave kënga “Duje” e Albina dhe Familjes Kelmendi.

Përfaqësuesja e Shqipërisë do të këndojë e 10 në radhë, ndërsa pritshmëritë janë të larta, pas performancës të mrekullueshme në natën e dytë gjysmëfinale.

Kënga “Duje” është pritur mjaft mirë nga publiku ndërkombëtar dhe ka pasur mjaft mbështetje nga audienca në rrjetet sociale.

Mbështetja për përfaqësuesen shqiptare është shumë e rëndësishme në këtë natë finale, ndaj të gjithë shqiptarët jashtë Shqipërisë mund të votojnë me kodin Vote 10, kur të hapet televotimi.

Këtë ngjarje muzikore të ndjekur në të gjithë Europën dhe me gjerë mund ta ndiqni në një transmetim ekskluziv në RTSH1, Radio Tirana 1 dhe RTSH Muzikë.

/rtsh.al/