Botërori i Katarit ka nisur me një ceremoni madhështore të mbajtur në stadiumin Al Bayt.
60 mijë persona të pranishëm dhe miliona telespektatorë iu gëzuan performancave të ndryshme me animacione, ndërsa i prezantonte aktori Morgan Freeman.
Kënga e Botërorit të Katarit u këndua nga Jeon Jung-Kook, solisti i famshëm i grupit koreano-jugor BTS.
Fishekzjarret spektakolare në stadiumin Al Bayt, të ndërtuar në mes të shkretëtirës, i lanë vendin futbollistëve të Katarit dhe Ekuadorit për ndeshjen hapëse të turneut.
RTSH po e sjell këtë ngjarje me tërë përmasat e saj. Në dispozicion të shikuesve është rrjeti i RTSH në TV, Radio dhe WEB.
/ rtsh.al /