Big Brother VIP 3 ka nisur këtë sezon të ri nën drejtimin e Ledion Liços.
Banori i parë i Big Brother Vip është gazetari Drini Zeqo.
“Dua të ngjis tek publiku dhe pse jo të fitoj. Të dy ndajmë një emocion televiziv, sepse të dy jemi persona ekrani, ajo që doja të nënvizoja është se unë kam, dyfish emocione, sepse rikthehem sërish në TCH”, tha Drini.
Konkurrentja e dytë e “Big Brother VIP3”, eshte moderatorja Ilnisa Agolli.
Në rrëfimin e saj përpara hyrjes në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ajo tregoi se do ti mungojë shumë vajza e saj.
“E vetmja gjë që mund të më preki është Anaisi. Është vajza ime e cila i thash që do më shohësh 24 orë në televizor dhe kështu që jemi afër, por fakto që nuk do ta shoh më tremb dhe më dhemb”, tha ajo.
Ndërkohë, konkurrentja e tretë e “Big Brother VIP3”, eshte astrologia e njohur, Meri Shehu.
Para se të hynte në shtëpi, ajo fillimisht u bë pjesë e skenës së madhe të Big Brother VIP.
“Ky është viti i binjakëve, mua më mungonte Big Brother në kuptimin që doja ta shijoja, e kam parë shumicën e prezantuesve, spektaklit, tashmë dua të shijoj nga brenda këtë eksperiencë kaq të bukur dhe që ndiqet nga të gjithë shqiptarët kudo që janë. Si fillim do të njoh karakteret dhe do të përpiqem t’i analizoj me shenjat. Gaforret kapin ganxhat, binjakët kanë sharmin, binjakët shkojnë mirë me ujorin”, tha Meri. /albeu.com/