Ballina Lajme Ngrihen çmimet e karburanteve, rritet me 9 lekë nafta dhe me 12...

Ngrihen çmimet e karburanteve, rritet me 9 lekë nafta dhe me 12 lekë benzina! Gazi nuk ndryshon

3

Rriten çmimet e hidrokarbureve në vend. Bordi i Transparencës ka vendosur që nga dita e sotme nafta do të shitet me 208 lekë/litri, ose 9 lekë më shumë nga 199 lekë/litri që ishte më parë. Rritje ka pësuar edhe benzina me 12 lekë, ku do të shitet me 189 lekë/litri.

Ndërsa gazi nuk ndryshon dhe do të vijojë të shtitet me 71 lekë/litri.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 208 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 196 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 114 lekë/litër”, njofton Bordi i Transparencës

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 17 Janar, ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

/rtsh.al/