Ballina Lajme Ngricat dëmtojnë bujqësinë në Lushnjë/ Moti i ngrohtë “gënjeu” pemët, ngricat i...

Ngricat dëmtojnë bujqësinë në Lushnjë/ Moti i ngrohtë “gënjeu” pemët, ngricat i shkatërruan

3

Temperaturat e ulëta të ditëve të fundit po shqetësojnë fermerët në Myzeqe.

Moti i ngrohtë i këtij dimri bëri që shumica e pemëve të lëshojnë lule përpara kohe por rënia e menjëhershme e temperaturave i thau dhe i dëmtoi.

Në Barbullinjë të Lushnjës, zonë e cila njihet për kultivimin e pjeshkës i ftohti ka shkaktuar më shumë dëme.

https://2fc2539d54fa3bc41aab0d20af8cc1b3.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.htmlFlorian Topi pronar i një plantacioni te madh thotë se kanë mbjellë kulturën e gabuar pasi kjo pemë duhet të rritej në zona më të ngrohta

Ajo çfarë i tremb me shume fermerët është vazhdimi i temperaturave te ulëta në ditët në vijim dhe rënia e një breshri çka do të sjelle dhe dëme të pakthyeshme.

Top Channel