Tiranë/ Konflikti në Veri të Kosovës ka gjeneruar një sërë reagimesh.
Një grup qytetarësh dhe aktivistësh kanë protestuar ditën e sotme para ambasadës së Serbisë në Tiranë, në mbështetje të Kosovës.
Me thirrjet ‘Kosovë-Shqipëri ne jemi 1’, me flamuj kombëtar dhe parulla në mbështetje të Kosovës, qytetarët janë mbledhur para ambasadës së Serbisë, duke shprehur mbështetjen, teksa veriu i Kosovës vijon të jetë mes tensionesh.
Prej më shumë se 2 javësh, serbët kanë ngritur barrikada në këtë zonë duke penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve. Në disa raste ka pasur dhe përplasje mes KFOR-it dhe serbëve, teksa janë sulmuar dhe disa grupe gazetarësh që raportojnë nga Mitrovica e Veriut.