Ballina Lajme Ngjarje skandaloze/ Ish-ministri godet punonjësin e aeroportit

Ngjarje skandaloze/ Ish-ministri godet punonjësin e aeroportit

67

Një ngjarje me përmasat e një skandali të vërtetë ka ndodhur në aeroportin e Athinës, ku ish-ministri i bujqësisë Lefteris Avjenaqis dhe deputeti i Demokracisë së Re Lefteris Avjenaqis, sulmoi fizikisht një punonjës të aeroportit, pasi sipas tij, punonjësi i kompanisë ajrore me të cilën udhëtonte ish-ministri, duhet të mos lejonte avionin e linjës Athinë-Kretë, të nisej edhe pse ishte me më shumë se 10 minuta vonesë.

Pasi e ka kërcënuar punonjësin, Avjenaqis hyri brenda banakut dhe në vazhdim e kërcënoi dhe e dhunoi atë në vendin e punës.

Punonjësi nuk reagoi, madje u tërhoq duke e sqaruar ish-ministrin e ” tërbuar” se e kishte thirrur 3 herë të paraqitej, pasi avioni po bëhej gati të nisej.

Madje hera e fundit që ai e thirri ish-ministrin ishte në momentin që aeroplani kishte ndezur motorët për t’u nisur, por sërish Avjenaqis kishte preferuar të shijonte një kafe me miqtë e tij që e shoqëronin dhe jo t’i drejtohej Gate si gjithë pasagjerët e tjerë.

Çështja mori menjëherë përmasa të mëdha. Madje këtë herë përvec opozitës që akuzoi Demokracinë e Re, se ka sjellje brutale në modelin qeverisës çka duket kudo në jetën politike dhe sociale të vendit.

Edhe vetë deputetët e Demokracisë së Re, thanë se janë të shokuar nga ngjarja, ndërsa kryetari i parlamentit Kostandinos Tasulas, e thirri me urgjencë zotin Avjenaqi të japë sqarime lidhur me ngjarjen.

Tashmë konsiderohet e sigurt se ai do të dëbohet nga grupi parlamentar dhe me gjasa edhe nga Demokracia e Re.

Vetë Avhenaqis pranoi se ka qenë protagonist i ngjarjes, por versioni i tij devijon nga pamjet të cilat e tregojnë qartë dhunën ndaj punonjësit.

Ai kërkoi ndjesë dhe tha se do të pranojë pa anjë rezervë heqjen e imunitetit të tij, nëse prokuroria vendos të nisë procedim penal për ngjarjen.